
Meta: Kisha informacion se do të digjnin Kuvendin gjatë protestës së opozitës
Dritare.net

Në përballjen me Komisionin Hetimor, që po zhvillohet në Kuvend, presidenti Meta ka ndarë një informacion sekret. Ai ka thënë se një ditë para se të merrte vendimin për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ishte informuar, se një grup njerëzish do të shfrytëzonin protestën e opozitës, më 8 qershor, për të djegur godinën e Kuvendit.
"Mund t'ju them që presidenti për shkak të detyrës ka patur informacione si në rrugë zyrtare edhe shtetërore, për përpjekje për të realizuar akte destabilizimi. Më 7 qershor, presidenti ka marrë një informacion sekret dhe i klasifikuar, persona të caktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës, përveç akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. ishte informacion i ri por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë.", tha kreu i shtetit.
/L.F-dritare.net

















