
Me këto ushtrime joge, i thoni lamtumirë rrudhave!
Dritare.net

Madje, madje edhe Meghan Markle, që ka atë fytyrë të bukur, bën shumë joga. Pse mos i bëni edhe ju? Janë shumë të thjeshta.
Bëni Owl
Me gishtat tuaj bëni një C në fytyrën tuaj, siç është në foto. Filloni t’i tërhiqni gishtat tregues, duke ngritur vetullën dhe duke zgjeruar syrin. Mbajini për dy sekonda, qetësohuni dhe bëjeni përsëri. Ky ushtrim do të reduktojë rrudhat.
Rrotullo syrin
Joga për sytë është gjithashtu e rëndësishme, informon dritare.net. Gishtat tregues i vendosni në cep të vetullës suaj. Pastaj lëvizini rreth e për qark, në qoshet e syrit. Kjo do të reduktojë rrudhat e syve, do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do t’ju relaksojë muskujt. Përsëri me gishtat tuaj tregues, masazhoni edhe pjesën poshtë syrit. Me këtë ushqim do të reduktoni rrathët e syve.
Rrotulloni qafën
Edhe ushtrimi i qafës është shumë i rëndësishëm për fytyrën tuaj. Kthejeni kokën tuaj në të djathtë, drejt shpatullës, dhe më pas anoni kokën mbrapa. Mbajeni për 6 sekonda, sugjeron dritare.net Pastaj kthejeni kokën në të majtë të shpatullës suaj dhe përsëri e ktheni kokën mbrapa. Kjo heq dhimbjet e muskujve, ju bën me linja të forta dhe largon rrudhat në anë të qafës dhe fytyrës.
Pozicioni i gjirafës
Ngrini qafën tuaj lart, me gishtat tuaj dhe masazhoni lehtë lëkurën tuaj. Uleni kokën poshtë dhe përsëriteni këtë ushtrim shumë herë, këshillon dritare.net Ky ushtrim është i rëndësishëm për të ç’tensionuar qafën, tonet dhe ngritjen e zonës së qafës./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















