Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marsida rindërton skenën e krimit/ Ja si u vra Dritan Haxholli brenda banesës së saj!

Marsida rindërton skenën e krimit/ Ja si u vra Dritan Haxholli brenda
Marsida Qatja sonte ka treguar për emisionin "Open" në Top Channel sesi ndodhi ngjarja e rëndë në shtëpinë e saj, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos, shefi i Sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toci. Sipas Marsidës, atë natë në banesë ndodheshin, djali i saj, Bledar Toci dhe Xhulio Biturkun. Marsida tregon se, Dritani është shfaqur në dritaren e banesës dhe pas komunikimit me të ka hyrë nga dera kryesore ku ka qëlluar Tocin.

"Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhuliu ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Dritani hyn në dhomë, shikon Xhulion dhe i thotë: "Me ty kam punë më mbrapa." Shkon direkt  te dhoma tjetër dhe Bledari i thotë: "Ulu, të flasim, çfarë ke?" Por ai i qëllon direkt. Dritani i kërkon Bldarit të vendosë armën në tavolinë, ai i thotë që është pa armë. Por kishte armë. Bledari ishte me uniformë, për ta bërë çikë gjënë më serioze, nuk e mendonte se ai do të gjuante. Thjesht në mbrojtje. Dritani e qëllon direkt, me dy plumba. Pastaj atij i ngeci arma. Nëse nuk do t'i kishte ngecur arma do të kishim vdekur të gjithë.

Më pas çohet Bledari, i gjuan. Ai del te dera. Mundohem ta nxjerr duke i thënë të ikë jashtë, por prapë rri aty, sepse po mundoheshe përsëri të qëllonte. Aty pastaj Bledari i qëllon.",- tregon Marsida./K.C/dritare.net