Na ndiqni edhe në

Emisionet

Live/ Edi Rama në 300 pyetje nga Rudina Xhunga

Po transmetohet në DritareTV intervista maratonë e kryeministrit Edi Rama përballë gazetares Rudina Xhunga, një nga intervistat më të gjata të realizuara ndonjëherë me të.

Intervista vjen si një bashkëpunim mes podkastit “Flasim” të kryeministrit Rama dhe emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës në DritareTV. Këtë herë rolet përmbysen: në studion e podkastit, nuk është Edi Rama ai që drejton bisedën, por Rudina Xhunga, e cila e vendos përballë rreth 300 pyetjeve.

Për më shumë se katër orë, kryeministri i përgjigjet gjithçkaje, pa lënë mënjanë as temat më të debatueshme: nga Trump te Meloni, nga Vuçiç te Thaçi, nga Erdogan te Netanjahu, nga Veliaj te Balluku, nga Ahmetaj te Agasi, nga Sazani te Zvërneci dhe, sigurisht, flet gjatë për Revolucionin e Flamingove.

Nga modeli ekonomik dhe rishpërndarja e pasurisë, nga gabimet te mësimet, nga i riu që ishte te kryeministri që është. Nga dita e parë në pushtet, te dita kur do të largohet.

Një bisedë e gjatë, e drejtpërdrejtë dhe pa tema të ndaluara.

Ndiqeni tani intervistën e plotë në Youtube DritareTV. /dritare.net