Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Laura Vorpsi, bëhet mami

Laura Vorpsi, bëhet mami
Ish zëdhënësja bukuroshe e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Laura është prej kohësh, zonja e drejtuesit te kompanisë Le Spot dhe televizonit më in shqiptar, INTv, Theodhor Çami. Të dy ata tashmë janë bërë prindërit të një vajze, të cilët e  kanë quajtur Krisa. Çifti menjëherë e ka vendosur foton e vogëlushes në rrjetet sociale, duke treguar lumturinë e madhe që ajo i solli.

Image

30 vjeçarja është një  nga emrat e njohur të PD-së dhe një nga portretet më të bukura. Ajo para dy vitesh ishte në një intership në Gjermani te  Partia e Kancelares Merkel (CDU).   Në media bëri bujë ato kohë edhe fotoja e saj me Merkel, figurë politike që Laura  mesa duket e pëlqen dhe ndjek. Laura është edhe motra e shkrimtares ndërkombtarisht të njohur Ornela Vorpsi.  Ornela është një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë shqipe, jashtë vendit./dritare.net