
Nëse doni të hani një drekë të shijshme, kjo recetë e Edlirës me qiqra, mish lope dhe perime është perfekte për ju. Qiqrat janë të njohura për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën. I shoqëruar me mish dhe perime, ju i merrni të gjitha vlerat ushqyese në një vakt. Më poshtë shikoni recetën!
Përbërësit
-Qiqra
-Mish lope
-1 qepë
-1 spec i kuq
-2 karrota
-3 selino
-kipë
-një lugë kafeje sodë
-nenxhik
Përgatitja
Pasi i kemi lënë qiqrat për dy orë në ujë, i vëmë në zjarr të ziejnë. Hedhin një lug kafeje sodë buken pasi marrin valën e parë. Do i lini 3-4 minuta të ziejnë me të dhe jua derdhim lëngun e parë. Pasi qiqrat të ziejnë, i kullojmë dhe i hedhim në lëngun e mishit të lopës, të cilin duhet ta zieni në temperaturë të ulët për një kohë të gjatë.
Ndërkohë që qiqrat ziejnë, përgatisim perimet. Presim qepët, specat, selinonë, dhe karrotat. Pasi i presim, në një tigan, hedhim vajin e ullirit dhe shtojmë perimet dhe i kavërdisim lehtë. Pas 10 minutash me temperatutë të ulët, shtojmë pak salcë speci në perime. Të gjithë masën e përgatitur, hidheni në tenxheren ku janë qiqrat dhe mishi i lopës. Shtojmë dhe pak nenexhik për amromë dhe i lëmë të ziejnë bashkë derisa qiqrat të jenë zbutur. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net

















