Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si zbulova dhe kurova skizofreninë time!

Si zbulova dhe kurova skizofreninë time!

Erica Crompton ka luftuar me çrregullimin mendor që nga fillimi i të 20-tave. Crompton shpjegon se sipas saj, skizofreni do të thotë një personalitet i ndarë, por në fakt ndarja është me realitetin.

Nga Erica Crompton/The Telegraph

Mendimi i parë se diçka nuk shkonte, më ndodhi në moshën 21-vjeçare. Një helikopter po qarkullonte jashtë shtëpisë sime dhe unë isha e bindur se ishte për mua. Kisha krijuar besimin se isha në arrati, kriminelja më e kërkuar e Britanisë. Është një besim që vazhdon edhe sot. Nëse jam vetëm dhe dëgjoj një sirenë, zemra ime ndalet. Një këngë në radio që më kujtohet yllin e popit Rachel Stevens mendoja se më drejtohej mua dhe më thoshte: “Ëndrra të ëmbla, sepse së shpejti do të jesh në burg”.

Në një moment besova se ishte një pajisje spiune e pajisur nga MI5 për të më monitoruar. Ndoshta besimi më i pazakontë që kisha ishte të besoja se të gjithë në botë mund të fluturonin. Isha e bindur se po ma mbanin të fshehtë. Ishte vdekjeprurëse të ndihesha sikur e gjithë bota ishte kthyer kundër meje.

Ju besoni, shihni dhe dëgjoni gjëra që nuk ekzistojnë në të vërtetë!

Si zbulova dhe kurova skizofreninë time!

U desh pak kohë që të shkoja tek një mjek. Ndodhi kur mamaja ime më gjeti duke kërkuar pajisje spiunazhi në orën 3 të mëngjesit, ndaj vendosi të më dërgonte në spital. Të nesërmen më çoi tek mjeku ynë i përgjithshëm. Kishte hekura sigurie në dritare dhe mendova se ishin vendosur atje për të më njoftuar se së shpejti do të jem pas hekurave. Mjeku i përgjithshëm ishte mirëkuptues. Ai më tha se "besimet e mia nuk ishin plotësisht të drejta" dhe brenda dy javësh shkova në psikiatër si pacient. Ai më dha ilaçe antipsikotike dhe pilula gjumi. Pilulat e gjumit më ndihmuan të ndihesha më e qetë dhe më pak e tmerruar. Me përfundimin e recetës dy javore të pilulave të gjumit, ndihesha më e qetë. Në këtë pikë, unë isha papunë për tre muaj. Kjo pasi lashë punën si asistente në një gazetë, në moshën 22-vjeçare. Mami filloi të më kërkonte që të gjeja një punë tjetër. Fillova punë në Nju Jork, në një agjenci fotografike, por zgjati pak kohë. Shumë shpejt u ktheva në Angli, ku nisa të jetoja me nënën dhe motrën time më të vogël. M'u deshën më shumë se 10 vjet për të marrë një diagnozë të skizofrenisë paranojake. Diagnoza ime e parë ishte depresioni psikotik. Tjetra, psikoza paranojake.

Pastaj çrregullimi bipolar i tipit 2. Më pas u shtrova në spital në moshën 29-vjeçare. Në realitet, të jetosh me skizofreni nuk është për të qeshur. Puna ime dështon, nuk zgjat më shumë se shtatë muaj me kohë të plotë, pasi ankthi kthehet në stres të përditshmërisë. Sot jam tërhequr nga puna pas këshillës së psikiatrit tim, edhe pse vazhdova të punoja deri në mesin e të 30-tave. Gjatë kësaj kohe ia dola të blija një shtëpi të bukur njëkatëshe në Staffordshire, ku tani jetoj me partnerin tim, Paul. Sot punoj me shkrime një ose dy ditë në javë, por të ardhurat e mia janë të lidhura me asistencën, që marrin njerëzit me aftësi të kufizuara.

Skizofrenia është më e zakonshme nga sa mendoni!

Si zbulova dhe kurova skizofreninë time!

Sipas Rethink Mental Illness, një në 100 njerëz janë diagnostikuar me skizofreni. Disa kanë halucinacione. Disa njerëz mund t'i përjetojnë këto dhe kurrë nuk bisedojnë me profesionistë të shëndetit mendor. Një studim në The Lancet Psychiatry zbuloi se njerëzve të diagnostikuar me skizofreni do t'u ulet jetëgjatësia me 15 vjet. Kjo është pjesërisht për shkak të efekteve anësore të ilaçeve. Vëllai i ndjerë i Alastair Campbell, Donald, kishte skizofreni. Alastair ka vuajtur edhe nga psikoza, një nga simptomat kryesore të skizofrenisë.

Alastair thotë: “Donald vdiq në moshën 62-vjeçare, nuk kam asnjë dyshim që lidhet me efektet anësore të ilaçeve. Ato e ndihmuan për t'i dhënë atij një jetë të mirë, por edhe ia shkurtuan atë”.

Një psikiatër në Edinburg, Prof Stephen Lawrie thotë: “Rreth 5 për qind e popullsisë do të përjetojnë psikozë gjatë jetës së tyre. Disa shërohen pa trajtim. Disa përkeqësohen dhe 5 për qind të tjera do të vrasin veten”.

Edhe unë kam menduar vetëvrasjen!

Isha 29 vjeç dhe ishte një mëngjes me diell prilli, kur tentova të vrisja veten. Unë kisha punuar si lektore e gazetarisë në jug të Anglisë, por humba punën kur studentët gjetën një artikull fushate që kisha bërë lidhur me psikozën. Kolegji më pushoi nga puna, duke thënë se kisha gënjyer për psikozën në aplikimin tim. Isha e shkatërruar, pa punë dhe nuk kisha ku të jetoja. Përfundimisht gjeta një banesë në Birmingham, 30 minuta nga familja ime. Nuk mund të flija dhe më mbaruan ilaçet. Një mik më bindi se nuk kisha nevojë për to. U përpoqa të gjeja ndihmë por nuk munda. Vendi ishte kaq kaotik. Nuk kishte hapësirë ​​të sigurt. Shkova në dyqan në mëngjes dhe bleva një shishe zbardhues. Shkova në shtëpi dhe piva një filxhan që të vdisja. Teksa u ula në shtrat vura re diellin pranveror dhe më dha shpresë. Papritur mendova se mund të kishte disa organizata bamirësie që mund të ndihmonin. Isha vetëm 29 vjeç. Telefonova 999. Ende nuk jam e sigurt se si mbijetova pasi ilaçi mund të më kishte vrarë. Ndërsa ndodhesha në spital, mendova se po vdisja, por mbijetova.

Rimëkëmbja!

Ekspertët janë ende të pasigurt se çfarë e shkakton psikozën, secili ka një mendim të ndryshëm. Stresi, , trauma e fëmijërisë, kanabisi, dhe shumë nga këto. Prindërit e mi u divorcuan kur isha 10 vjeç. Mami më pas filloi të pinte shumë.

Erica në moshën 10 vjeçare!

Fillimisht ishte një ëndërr, por nuk e përballova dot dhe fillova të pi kanabis për t'u çlodhur në mbrëmje. Ajo shkaktoi psikozën time. Gjatë dy dekadave që kam jetuar me psikozë, kam provuar qindra mënyra për të qenë fizikisht dhe mendërisht mirë. Më ka ndihmuar vërtet të shërohem, të krijoj familje dhe të kem partnerin tim Paul.

Si zbulova dhe kurova skizofreninë time!

Ne u takuam për herë të parë në vitin 1993, dhe nuk kemi kaluar një ditë të ndarë gjatë këtyre tre viteve të fundit. Paul jeton në një karrige me rrota pasi ishte aksidentuar në moshën 21-vjeçare. Kështu ne mund të mbështesim njëri-tjetrin dhe unë e di që nuk jam vetëm. Ai më ka mësuar se si të përballoj vështirësitë dhe të mposht ankthin. Ne jemi të lumtur së bashku me dy macet tona, Caspar dhe Winter. Kur u diagnostikova për herë të parë, mendova se nuk duhet të bëja fëmijë. Unë jam më e informuar sot dhe e di se këto janë iluzionet e mia, por refuzoj të kem fëmijë, pas sfidës që kam me skizofreninë. Preferoj të kem një jetë duke lexuar libra të cilët do t’i arkivoj në Bibliotekën Britanike si trashëgiminë time, sesa një fëmijë që më urren për shkak të sfidës që kam me shëndetin tim mendor.

Në përgjithësi, jam e kënaqur pas trajtimit me ilaçe. Unë vizitohem çdo tre muaj pas terapisë së parë 10 vite më herët, që më mësoi se si të jetoj e lumtur. Doktori im i mëson pacientët të jenë më të sjellshëm me veten dhe të kërkojnë gjëra pozitive. Tani që ndodhem në kopshtin e shtëpisë afër një pyllin, ndiej një lloj paqe dhe qetësie që më ndihmon edhe për mjekimin. Skizofrenia dhe të qenit i lumtur dhe i kënaqur, në pjesën më të madhe, nuk duhet të jenë një oksimoron ( vetë-kontradiktë).

Erica është autore e dy librave për për njerëzit me psikozë, të dy të disponueshëm në Amazon./M.K-dritare.net