Na ndiqni edhe në

Kronikë

Skandali me shitjen e diplomave false, prokuroria nis hetimet ndaj universitetit Wisdom!

Skandali me shitjen e diplomave false, prokuroria nis hetimet ndaj universitetit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj kolegjit Universitar Wisdom, pas zbulimit të skandalit me shitjen e diplomave false.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Ëisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal.

Çështja është në fazën e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion për shkak të sekretit hetimor”, njofton prokuroria.

Deri tani janë 9 persona të arrestuar në akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë, Savino Cianci dhe administratori Leonardo Catalano./M.K-dritare.net