Na ndiqni edhe në

Kronikë

Flet i riu që vrau të atin dhe e hodhi në pus: Më tha se kishte prishur lekët dhe më drejtoi armën!

Flet i riu që vrau të atin dhe e hodhi në pus: Më tha se

Enver Balla u ekzekutua me armë zjarri nga djali i tij Esmerald Balla dhe më pas u hodh në një pus 1 kilometra nga vendngjarja. Sipas policisë Enver Balla u vra nga djali pas sherrit për 75 milionë lekë.

Ndërkohë autori i dyshuar për krimin, ka deklaruar se ka qenë viktima i pari që e ka kërcënuar me jetë, duke i drejtuar armën e zjarrit.

“Kemi një fermë të vogël dhe aty punonim të dy bashkë me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Nga ana ekonomike ishim shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte punët e veta. Unë kam marrë lejen e ndërtimit dhe po ndërtoj një shtëpi të re afër shtëpisë që kemi dhe kanë shkuar mirë.

Si kursime familjarë kishim rreth 75 mijë Euro.

Ditë kur e vrava shkova të merrja lekët pasi punëtorët me kërkuan pagesën që kishim rënë dakord sepse kishin mbyllur punimet. Shkova te kasaforta për të marrë paratë dhe t’i paguaja dhe pashë se mungonin 75 mijë Eurot. I thashë babait ku janë paratë? Se di, më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur dhe aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh dhe pashë që ishte qëlluar. Aty m’u shemb bota sepse nuk doja të ndodhte ashtu. Mua më kapi paniku dhe nuk dija çfarë të bëja.

Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus rreth 1 kilometër larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika, i hoqa kartën dhe e hodha edhe telefonin në pus. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babain të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Ju thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që u zbulua ngjarja. Më vjen shumë keq, nuk doja të shkonte kështu”, ka deklaruar në polici Balla./M.K-dritare.net