E rëndë në Durrës/ Djali vret babanë dhe e hedh në pus. Si ndodhi ngjarja!
Dritare.net
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur sot në Durrës. Djali vrau të atin me armë gjahu, e hodhi në pus dhe më pas shkoi në komisariat për ta denoncuar të zhdukur.
Ngjarja ndodhi më 13 gusht, kur Esmerald Balla nga fshati Shënavlash i Durrësit i mori jetën babait të tij 62-vjeçar Enver Balla. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Siç po raportojnë mediat, viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa çelësin e mbante me vete. Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas dhe për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t'i investuar te një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen që çoi në vrasjen e tij./K.C./dritare.net