
Zbulohet si u vra 14-vjeçarja në Shkup, policia gjen dhe telefonin e viktimës!
Dritare.net

Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka treguar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, në Shkup.
Spasovski ka deklaruar se e mitura është qëlluar për vdekje me armë zjarri, nga autori i dyshuar Ljupço Palevski.
“Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi. Për sa i përket armës së krimit ai tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse ndonjëra prej tyre është përdorur në vrasjen e 14-vjeçares. Policia ka gjetur celularin e të ndjerës e cila u zhduk më datë 27 nëntor dhe u gjet pa shenja jete me datë 3 dhjetor”, ka deklaruar ministri.
I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga e ëma e vajzës. Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje proruse./M.K-dritare.net

















