Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tragjedia e helmimit nga kërpudhat/ Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Haliti!

Tragjedia e helmimit nga kërpudhat/ Përcillen në banesën e

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme në Gjilan të Kosovës. Anëtarët e familjes Haliti u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit dhe si pasojë humbën jetën njëri pas tjetrit.

Sipas medieve kosovare, një ceremoni mortore është zhvilluar në Gjilan, nga ishte dhe familja Haliti.

Tragjedia e helmimit nga kërpudhat/ Përcillen në banesën e

Ata kishin mbledhur kërpudhat në pyll dhe i kishin konsumuar, ndërsa më pas pasi ndjenë shqetësime u paraqitën në qendrën shëndetësore të Manzës. Më pas, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar nga ku edhe kanë ndërruar jetë.


Të tre nuk ia dolën, teksa familjarët e tyre pas vdekjes kanë hedhur akuza për neglizhencë nga mjekët në Shqipëri./dritare.net