Vdekja e tre familjarëve nga helmimi/ Reagon QSUT: Erdhën në gjendje të rëndë!
Dritare.net
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi për vdekjen e tre familjarëve nga Gjilani. QSUT-ja thotë se Ilfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shkuan në gjendje të rëndë në spital, ku ndërruan jetën pavarësisht trajtimit mjekësor.
"Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjeç dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha”. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë. Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore te urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendror. Pavarësisht përpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021", thuhet në reagimin e QSUT./K.C/dritare.net