Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Thaçi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Thaçi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë pasdite. Sipas njoftimit nga presidenca, operacioni ka shkuar me sukses, ndërsa, Thaçi, vijon të jetë nën kujdesin e personelit mjekësor.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.

Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, shkruhet në njoftim./L.F-dritare.net