
LDK propozon Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës
E Enjte 23 Prill 2020, 13:01
Dritare.net
Avdullah Hoti është emri i LDK-së për kryeministër.
LDK-ja sot ka mbledhur Kryesinë për të caktuar emrin e mandatarit. Tashmë, Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci përmes një letre i ka kërkuar kreut të LDK-së, propozimin e mandatarit për formim të qeverisë./K.C/dritare.net

















