Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti i drejtohet Kushtetueses së Kosovës, dorëhiqet këshilltari i tij

Albin Kurti i drejtohet Kushtetueses së Kosovës,  dorëhiqet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pranuar dorëheqjen e këshilltarit të tij politik, Nenad Rashiqit.

“E kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj për korrektësinë e tij, profesionalizmin dhe vendosmërinë. Unë jam i bindur se ai ka dhënë kontribut edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj.”,- tha Kurti.

Ndërkohë, ai i ka dërguar sot Gjykatës Kushtetuese të Kosovës një parashtresë përmes së cilës ka theksuar shqetësimet e qeverisë në lidhje me procedurat që po zhvillohen pranë kësaj gjykate pas kërkesës së dorëzuar nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kurti i ka kërkuar Gjykatës që të respektojë afatet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili i njeh qeverisë një afat prej 45 ditësh për t’u përgjigjur në kërkesën e dorëzuar, dhe jo një afat 4 ditor sikurse e kishte theksuar./K.C/dritare.net