‘Situata në infektiv është dramatike’/ Berat Buzhala: A do që ti të kesh dasmë dhe komshiu yt vdekje?
Dritare.net
Gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhala, është infektuar me koronavirus prej disa ditësh dhe përmes një postimi në Facebook tregon se situata në Klinikën Infektive është dramatike.
Ai shkruan se, shtatin e një personi të vdekur, e zëvendëson një tjetër qytetar që kërkon trajtim urgjent. Buzhala ka bërë apel që të gjithë të tregojmë kujdes, duke shtuar se ky vit nuk është për të fituar, por për të mbijetuar.
Ai madje ka shtruar dhe një pyetje: A do që ti të kesh dasmë dhe komshiu vdekje?, duke dhënë mesazhin se nuk është koha për të festuar.
“Te dashtun shoke dhe shoqe,
Me 25 mars te vitit 1999, nje dite pasiqe NATO pat fillu me sulme ndaj Serbise, me kujtohet, na, do kusheri, ia patem shtru çajit rus, anipse tenkat serbe na e dridhshin token nja 3 kilometra ma tutje, ne Kjeve. Ato aviteshin drejt nesh, e na i perzijshim çajat edhe ma tutje. Kemi ike ku koken kambet vec ne momentin kur kane kersite granatat e para mbi kulmat e shtepive tone.
Mbrame kam qene ne infektive deri vone (kjo informate eshte per juve qe po kerkoni qe jeta me u zhvillu normalisht) edhe situata atje eshte DRAMATIKE. Shtratin e nje personi te vdekur nje ore me pare e pushton nje tjeter qytetar i joni qe kerkon tretman urgjent. Qaj grusht i motrave dhe mjekeve qe gjenden ne vijen e pare te frontit po bejne perpjekje mbinjerezore qe se paku me i njofte krejt pacientat.
Na duhmi me e kuptu nje gja, e sa ma shpejt aq ma mire, ky vit eshte vit i humbun. Mos te krijojme iluzione. Ky eshte vit i mbijeteses e jo vit i krijimit te fitimit dhe vit i kenaqesise. Qeveria duhet me qene RADIKALE NE MASA, kurse qytetaret duhet me qene lojal dhe te bindun ndaj vendimeve. Na duhet me qene solidar me njani tjetrin. A po don qe ti me pase dasem e kojshia yt vdekje?
Eshte momenti i FUNDIT me e tejkalu veten, qe qeveria me e marre situaten nen kontroll, qe secili prej nesh me marre rol pozitiv, e jo me qene shkaktar ne degradim te gjendjes shendetesore.
Tenkat jane ne Kjeve, e na jemi tuj pi çaj te rusit”, shkruan ai.
Kujtojmë se qeveria e Kosovës, disa orë më parë ka marrë vendim për të rikthyer sërish karantinën në disa qytete, duke qenë se situata e koronavirusit sa vjen dhe përkeqësohet me shtim të numrit të rasteve dhe vdekjeve./E.B-dritare.net