
Gazetari, Berat Buzhala infektohet me koronavirus
Dritare.net
Gazetari i njohur, në Kosovë, Berat Buzhala ka rezultuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook. Gazetari shprehet se, pas testit që bëri në QKUK, rezultoi pozitiv ndaj Covid-19.
“Megjithate kjo dite nuk paska qene e duhur per presidentet. Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pase ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala etj. etj. Megjithate e ftoj publikun qe te mos e zhvendose vemendjen prej ngjarjeve politike.”, shprehet Buzhala./K.C/dritare.net

















