Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Rritja e rasteve me Covid-19, Kosova rikthehet në karantinë

Rritja e rasteve me Covid-19, Kosova rikthehet në karantinë

Ditët e fundit ka pasur një rritje të madhe të rasteve me koronavirus në Kosovë. Po ashtu janë shtuar edhe vdekjet. E në këtë situatë, kryeministri, Avdullah Hoti ka vendosur kufizimin e lëvizjes së lirë për disa qytete. Në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtri do të rikthehet sërish karantina. Do të mbyllen lokalet, restorantet, do të reduktohen stafet punëtore në institucione, etj.

“Në Qytete ku ka numër të madh nga sonte në Pristinë, Prizren Ferizaj e Vushtrri do të kufizojmë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21 deri në 5. Lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Do të funksionojnë vetëm Take Aëay. Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin.”, tha Hoti./K.C/dritare.net