
PZAP lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin
E Martë 26 Janar 2021, 16:04
Dritare.net
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje. PZAP-ja ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore, duke lënë jashtë listave Albin Kurtin dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinot Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë të VV. Vendimi i ngjashëm është edhe për Nismën Socialdemokrate. Partitë mund të ankohen ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve. Supremja do të ketë tri ditë afat për vendim. Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar./L.F-dritare.net

















