Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Albin Kurti përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje

Albin Kurti përjashtohet nga kandidimi në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është skualifikuar nga gara për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Bashkë me Kurtin janë 46 të tjerë që nuk mund të garojnë në zgjedhje. Kurti do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së. Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra pènale: përdorim të ármës dhe për pèngim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa në shtator të po atij viti Apeli ia vërtetoi këtë dènimin. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është refuzuar kandidimi në listë zgjedhore./K.C/dritare.net