
KQZ e skualifikoi/ Albin Kurti: S’kam marrë asnjë shkresë, unë jam në listë
Dritare.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi skualifikim nga gara për zgjedhjet e 14 shkurtit, të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë. Në reagimin e tij Kurti thotë se nuk ka marrë asnjë shkresë nga KQZ-ja për këtë përjashtim.
”Unë nuk jam në dijeni për kurrfarë vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po vërejë në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit. Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”,- thotë Kurti./K.C/dritare.net

















