
Lajm i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, plagosen 2 persona!
E Diel 1 Maj 2022, 18:06
Dritare.net
Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës.
Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Hetuesit e IPK-së tashmë i janë përgjigjur informatave të para se zyrtari policor dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy persona, por se ende nuk është bërë arrestimi i policit.
Rasti është duke u hetuar ndërsa në konfirmimin për plagosje, nga Policia e Kosovës deklaruan se hetuesit policor po vazhdojnë të merren me hetimet që lidhen me këtë rast./M.T/dritare.net

















