Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Fitoi medaljen e artë në Tokio2020/ Distria Krasniqi: Krenare që u futa në historinë e Kosovës

Fitoi medaljen e artë në Tokio2020/ Distria Krasniqi: Krenare që

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi sot fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Pasi kësaj arritjeje madhështore që bëri krenarë gjithë shqiptarët mbarë botës, xhudistja tha se koleksionit të medaljeve të saj i mungonte vetëm medalja olimpike, të cilën e mori sot.

“Koleksionit të medaljeve të mija i ka munguar vetëm medalja olimpike dhe jam shumë e lumtur që sot e mora medaljen e më e lumtur që ajo medalje është e artë. Jam shumë krenare që jam bërë pjesë e historisë së Kosovës pas shumë mundi e sakrifice. Po ndërrimi i kategorisë ishte vendim me vend edhe jam shumë e lumtur që e kemi marrë këtë vendim me trajnerin tim.”,- Distria për Gazetën Express./K.C/dritare.net