Bashkëshorti i Vjosa Osmanit: Republika u ringjall!
E Diel 4 Prill 2021, 21:09
Dritare.net

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit presidentes së Kosovës që mori detyrën sot postoi në rrjetin e tij Twitter vetëm një fjali:

“Republika u ringjall! Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e Prindon Sadriu.

Ata janë të martuar prej disa vitesh dhe janë prindër të dy vajzave. Vjosa Osmani u zgjodh këtë të diel presidente e Kosovës, me 71 vota, pas disa raunde votimesh./L.F-dritare.net


