Na ndiqni edhe në

Te gjitha

Vjosa Osmani presidente e Kosovës, Rudina Xhunga: Kohë të mira po vijnë për gratë e vajzat shqiptare!

Vjosa Osmani presidente e Kosovës, Rudina Xhunga: Kohë të mira po

Vjosa Osmani u zgjodh sot Presidente e Kosovës, pas disa raunde votimesh. Pas betimit në sallën e Kuvendit, Osmani fjalimin si Kryetarja e Shtetit e nisi me një mesazh për vajzat dhe gratë e Kosovës.

“Sot Kosova zgjodhi edhe një herë presidente grua. Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato dëshirojnë, aty ku ëndërrojnë çdo natë. Pavarësisht profesionin që dëshironi, mos e ndalni hapin kurrë. Unë do t’iu mbështes me gjithë mundësitë që kam, do të jem pranë jush kur do të sfidoheni dhe do të krenohem me ju kur do të triumfoni” .

Vjosa Osmani presidente e Kosovës, Rudina Xhunga: Kohë të mira po

Gazetarja Rudina Xhunga, uroi presidenten Osmani, duke shkruar në një postim në rrjetet e saj sociale, se për vajzat e gratë, qoftë në Kosovë e Shqipëri po vijnë kohë më të mira.

“Sot Kosova ka një Presidente. Një zonje të re, 39 vjeçare, që mesazhin e parë në Kuvend e pati për vajzat e vogla me ëndrra të mëdha. Kohë të mira po vijnë për gratë e vajzat shqiptare, këtej e andej kufirit”, shkruan gazetarja Xhunga./L.F-dritare.net