Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Ja si ika nga burri im i dhunshëm!

Ja si ika nga burri im i dhunshëm!
Unë jetoj në Angli. U largova nga Shqipëria për 1001 arsye. Fati më çoi të martohem në moshë shumë të re. Nga dita e parë e martesës përjetova ditë të tmerrit. Rrihesha nga burri barbarisht, madje as kur isha shatazënë, nuk ndalonte. Linda dy fëmijë, nga ajo martesë sketerrë. Nuk dija e nuk  kisha ku të shkoja të tregoja, s'kisha derë të trokisja. Edhe kur trokisja në dyer të policisë, s'fitoja gjë, veç rrihesha më shumë. Jetova 10 vjet mes dhunës së paimagjinueshme.

Trupi im është akoma, gjithë shenja dhune dhe po të nis të tregoj për secilën nga to, del një libër.

Por më në fund  kam gjetur pak qetësi, mes dy fëmijëve të mi. Ia dola dhe ika nga burri im dhe ai vend i dhunshëm. Këtu i ndaj traumat që kam kaluar me psikologen, pasi është e pamundur të harroj atë çfarë kam kaluar. Doja t'ju tregoja diçka për historinë time, por pa emer, për të mos mërzitur fëmijët, se  mora shkas nga shkrimi i Rudinës, për gratë e dhunuara. Unë e di sa e vështirë është të ikësh nga shtëpia, të gjesh derë ku të trokasësh. Të mjerat femra,motra, nëna! Ndjej një dhimbje shumë të madhe për to. Shteti nuk ndihmon. Zoti e ndryshoftë fatin e gruas shqiptare!/dritare.net

Ps: Ky është një mesazh i një gruaje që nuk dëshiron të publikojë emrin, por dëshiron të ndajë me ne, në dritare.net, eksperiencën e saj.

Të dashura vajza, gra e nëna, ju ftojmë të na shkruani, me emër, ose jo, për të treguar dramat dhe dilemat tuaja, përballë dhunës. Në FB Rudina Xhunga, ose mail [email protected]. Faleminderit! Rudina