

Do të ftoheni t’i bashkoheni një organizate të rëndësishme. Edhe pse dëshironi të ruani pavarësinë tuaj, do të ishte gjë e mençur nga ana juaj të bashkoheni me këtë grup. Do të përfitoni shumë nga këto bashkëpunime, edhe në aspekt profesional, edhe personal. Nëse po kërkoni dashurinë, mund ta gjeni tek një person që admiron kurajën tuaj. Doni të krijoni një rrugë të re në karrierë? Anëtarët e tjerë të ekipit do t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime.
Demi- 21.04-20.05
Mbusheni me krenari kur ecni drejt suksesit. Më në fund do të keni lirinë të zhvilloni idetë tuaja kreative. Mos u brengosni të përshtateni me të tjerët. Do të arrini të dalloheni duke ofruar një status quo alternative. Nëse mendoni të filloni biznesin tuaj, bashkohuni me njerëz që kanë talente të jashtëzakonshme. Punëtorët e tillë do t’ju shërbejnë më mirë sesa tipat konvencionalë që kanë frikë të mendojnë jashtë kutisë.
Binjakët- 21.05-20.06
Një mundësi e papritur për të zgjeruar horizontet duhet të pranohet menjëherë. Nëse dëgjoni për ndonjë hapësirë, kurs apo mundësi për të ndërruar komunitetin a shoqërinë, aplikoni menjëherë. Hapësirat e tilla mbushen shpejt dhe ju nuk dëshironi të mbeteni të përjashtuar. Mund të bëni aranzhime praktike për punë, kujdes për fëmijë apo kafshë shtëpiake. E rëndësishme është t’i thoni “po” çfarëdo që dëshironi t’ju dhurojë universi.
Gaforrja- 21.06-20.07
Një pasion do të jetë transformues. Në vend se të pranoni për të mirën e dytë, do të bëheni më kërkues. Ky është sinjal i mirë. Në të kaluarën keni pasur tendencë të bëni kompromise shpejt. Kjo ua zvogëlon përpjekjet tuaja. sapo t’i bashkoni forcat me një partner romantik që ka besim tek ju, gjërat do të shkojnë në favorin tuaj. Nuk do të jetë e lehtë të sfidoni tipat konvencionalë që kanë frikë të bëjnë diçka inovative e efektive.
Luani- 21.07-20.08
Një bashkëpunim do t’ua ndërrojë jetën për të mirë. Bashkohuni me dikë që ka pika të forta që juve ju mungojnë. Kjo ju ndihmon të realizoni ëndrra që keni pasur nga fëmijëria. Nuk ka rëndësi se a është fjala për romancë, biznes apo bashkëpunim kreativ. E rëndësishme është të bashkoheni me dikë që ka qasje logjike ndaj zgjidhjes së problemeve. Kurdo që ndiheni të ngarkuar, të tjerët do të jenë gati t’ju ndihmojnë.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Një punë e mrekullueshme mund të jetë e juaja. Në të kaluarën keni pasur rezerva për të marrë çfarëdo që është në dispozicionin tuaj. Është më e rëndësishme të fitoni përvojë sesa të ndiheni rehat. Tani që keni arritur shkathtësi të rëndësishme, keni shtruar rrugën për mundësi që shpaguhen më shumë. Kur keni mundësi të punoni në një kompani që shpërblen mendimin inovativ, do të ndiheni në vendin e duhur.
Peshorja- 21.09-20.10
Jeta juaj private po digjet me intensitetin e një ylli të shndritshëm. Nëse jeni në lidhje, do të bëni një kthesë të madhe me partnerin. Mund të vendosni të fejoheni apo martoheni. Ka mundësi se do të keni një fëmijë së bashku. Bashkëpunimi në një projekt kreativ është perspektiva tjetër. Cilado qofshin rrethanat, do të keni pasion të përbashkët. Jeni beqarë? Do ta takoni një person unik kur më së paku e prisni.
Akrepi- 21.10-20.11
Situata juaj e brendshme do të përmirësohet. Ka shumë mundësi që do ta mirëprisni një të afërm apo cimer. Shisni një pronë ose tokë për të përfituar goxha shumë. Mund të zhvendoseni në një ambient të ri e të bukur. Ka mundësi që të gjitha këto të ndodhin përnjëherë. Ngjarjet e mrekullueshme janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ju rekomandohet të nënshkruani një marrëveshje obliguese.
Shigjetari- 21.11-20.12
Keni platformë për ide të guximshme. Asnjëherë s’ka qenë kohë më e mirë sesa tani për ta shkruar një libër, të lansoni një blog apo të incizoni diçka. Njerëzi e pranojnë këndvështrimin tuaj unik. Pasi ta shohin punën tuaj disa njerëz, do të përhapet fjala për talentin tuaj. Është koha e duhur të nënshkruani një kontratë. Nëse nuk ndiheni të lumtur me ato që ju ofrohen në fillim, propozoni të tjera. Mund të merrni gjithçka që dëshironi nëse këmbëngulni.
Bricjapi- 21.12-20.01
Durimi dhe këmbëngulja shpërblehen. Do t’ju ofrohet një punë si shenjë falënderimi për gjithë atë që keni bërë. Pozita e re do të jetë sfiduese. Në vend se të prisni të mbani rend, do të inkurajoheni të përmbushni kreativitetin. Kjo nënkupton se do të gjeni diçka që motivon ekipin tuaj. disa njerëz do t’ju lavdërojnë e të tjerët do të kenë nevojë për udhëzime. Besojini intuitës kur të zgjidhni qasjen tuaj ndaj individëve të caktuar.
Ujori- 21.01-20.02
Jeni entuziast për të ardhmen dhe keni arsye. Ka shumë mundësi për avancime personale që u janë ofruar. Zgjidheni atë që ngacmon imagjinatën tuaj. Jeni bekuar me dhunti të jashtëzakonshme, kështu që nuk duhet të prisni të jetoni një jetë të zakonshme. Më së miri është të hyni në një rrugë krejtësisht të re. Ndryshe prej herëve të tjera, të afërmit e të dashurit tuaj do të mbështesin aventurat tuaja të reja.
Peshqit- 21.02-20.03
Tipat vizionarë si ju kanë qëllime të mëdha. Ecja nëpër rrugën e sigurt është ndër gjërat më të rrezikshme që mund të bëni. Jeni të prirë të ndërtoni kështjella në ajër dhe të propozoni mundësi shumë entuziaste. Nëse kjo nënkupton se duhet të tërhiqeni në një vend privat ku ndiheni të lirë të shprehni veten, bëjeni. Një mik me ndikim do t’ju ofrohet të jetë shefi juaj, duke ju dhënë një hapësirë pune dhe pagë që t’i zhvilloni dhuntitë tuaja.

















