

Lulzim Basha tha se përgjimet ishin bërë nga SHISH dhe i hetonte prokurori Anton Martini në Durrës. Ky prokuror, sipas Bashës kishte në dorë pazaret e Vangjush Dakos me kriminelët për vota gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në deklaratën e tij, Lulzim Basha tha se Vangjush Dako u premtonte kriminelëve tendera në këmbim të votave dhe theksoi se Edi Rama kishte larguar prokurorin e çështjes, duke e ngritur në detyrë dhe duke e cuar kryeprokuror të Shkodrës dhe njëkohëshisht i kërkoi Adriatik Llallës që të fliste për të njëjtën çështje.
Në fakt është kryeprokurori i Republikës, vetë Llalla ai që bën emërimet e drejtuesve të prokurorive në rrethe. Basha tha se Anton Martinin e kishte “hequr” me ngritje në detyrë Edi Rama, pastaj tha “Të flasë Lllalla për lëvizjen e Anton Martinit”.
Basha në fakt ka qënë gjithmonë në mbështetje të prokurorisë dhe vetë Llallës, është jurist dhe vetë ai duhet ta dijë mjaft mirë që prokurorët e rretheve i emëron kryeprokurori i Republikës.
Pra Anton Martinin e ka “hequr” me ngritje në detyrë Llalla, të cilin Basha e konsideron si “luftëtar” dhe kundërshtar të Edi Ramës.
Pse duhet pyetur Adriatik Llalla?
Apo e hoqi Edi Rama dhe Llalla është në pazar me krimin e Ramës?
A mos Llalla është i përfshirë vetë në afera dhe pazare kriminale, për të cilat Luli nuk flet?
Nuk ka dy rrugë, ka vetëm një: Ose e hoqi Rama dhe Llalla është i paaftë dhe duhet “qëruar” nga prokuroria, ose e hoqi Llalla i cili kërkon të fshehë manipulimet e votave dhe i shërben krimit, ose Luli nuk di se çfarë flet.
Lulzim Basha kërkon sqarim nga prokurori që mund të ketë fshehur krimin dhe e mbron atë, nga ana tjetër na thotë se e ka graduar Rama Anton Martinin.
Edhe një denoncim që mund të kishte ndonjë të vërtetë brenda e bërë të pabesueshëm o Lul./ I.M-(Citynews)

















