Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ “E bukura dhe Bisha”, përralla ku gjen veten komuniteti LGBT

Foto/ “E bukura dhe Bisha”, përralla ku gjen veten komuniteti
Emma Watson dhe Dan Stevens kanë zhveshur kostumet e tyre të përrallave për të pozuar për revistën Attitude. Gjithçka fillon me Dan Stevens, i cili tregon se pse mendon që protagonistët e filmit janë shumë popullorë në komunitetin LGBT. “Është për shkak të ndjenjës së përndjekjes. Belle shihet si e çuditshme brenda komunitetit të saj, një vajzë që lexon, krijon gjëra dhe është shumë e zgjuar për nivelin lokal, ndërsa Bisha përndiqet për shkak të paraqitjes së  tij të jashtme” ishin fjalët e Stevens.

Më pas ishte vetë regjisori Bill Condon, i cili ka konfirmuar praninë e momentit të parë gay në historinë e Disney. Bëhet fjalë për LeFou, ndjekësin besnik të antagonistit Gaston, i cili luhet nga aktori Josh Gad. “LeFou është një dikush që një ditë dëshiron të jetë Gaston, ndërsa ditën tjetër dëshiron të puthë Gastonin. Një ndryshim epokal, që ka detyruar edhe Disney-n t’i përshtatet tendencave të kohës.