Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ Bukuroshja e 'Big Brother': Noti më ndihmoi të arrij formën ideale vetëm gjashtë muaj pas lindjes

Foto/ Bukuroshja e 'Big Brother': Noti më ndihmoi të arrij
Mirjeta Bajramaj është vajza që u bë e njohur nga “Big Brother 4”, e cila u bë nënë për herë të parë e djalit Lukas, para gjashtë muajsh. Ajo jeton me familjen e re në Londër, dhe ndodhet në Shqipëri për pushime në plazhin e Himarës.

Ajo çudit me linjat shumë elegante, edhe pse kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga lindja e fëmijës.

”Kam rikthyer trupin në formë me kujdes të mirë, gatime organike edhe ushqim tri herë në ditë me orar. Më ka ndihmuar gjithashtu të humb në peshë përkujdesja ndaj djalit, ndërkohë që për tonifikimin kam bërë shumë not pas lindjes, sporti që realisht bën mrekulli për trupin.

”Dua të theksoj faktin që palestrën nuk e lashë as gjatë shtatzënisë, ndaj pas lindjes, trupi u rikthye në formën e mëparshme që në javën e gjashtë”, tregon Mirjeta. Edhe kur ishte në shtëpinë e “Big Brother” ajo ra në sy për trupin e gjatë dhe linjat e holla si të një modeleje.