
Foto/ Bukuritë magjike të fshatit Vuthaj
E Mërkurë 15 Nëntor 2017, 11:11
Dritare.net

Është një fshat me vajza e djem të bukur, por dhe me bukuri të rralla natyrore. Fshati Vuthaj ndodhet në mes të alpeve dhe kufizohet me Tropojën, Thethin e Lëpushën, Kroin e Ali Pashës me Gucinë dhe Plavën.
Fshati Vuthaj, shquhet për bukuritë e rralla natyrore, karakteristike për alpet e Veriut të Shqipërisë.
Një panoramë e bukur e këtij fshati, na vjen përmes fotografive të Nëntor Osekut, i cili e ka vizituar fshatin Vuthaj dhe ka publikuar disa fotografi në Facebook.
Vuthaj është fshati i lindjes se Rexhep Qosjes. Akademiku, në një rrëfim për Rudina Xhungën nga shtëpia e tij lindjes në Vuthaj, ka qenë nga të parët që ka treguar për bukuritë e fshatit Vuthaj./Dritare.net

















