Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Elsamedi tregon publikisht se ajo i merr burrin shoqes, Ambra tërbohet në rrjetet sociale

Elsamedi tregon publikisht se ajo i merr burrin shoqes, Ambra tërbohet
Elsamedi dhe Ambra kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në Big Brother. Ata hynë çift dhe u ndanë gjatë lojës, ndërsa tani që loja ka mbaruar të dy ata i kanë hapur “luftë” njëri tjetrit. Ambrës nuk i pëlqen fakti që Elsamedi e përmend vazhdimisht dhe për këtë arsye, herë pas herë poston kundër tij në rrjetet sociale.  Së fundmi  Elsamedi ka deklaruar se Ambrën se duan shoqet, sepse i merr burrin. Kjo e ka nxehur shumë Ambrën, ndaj ajo nëpërmjet një postimi  kërkon  që Elsamedi mos të flasë më për të.

“Hala nuk u lodhe duke kërkuar vëmendje. Mbarove për pak famë o Elsamed. As Big Brother nuk ta dha famën. Më vjen keq për ty dhe për ata që besojnë fjalët e tua dhe si mundohesh të ulësh një femër si unë kur ti dy herë ke dalë me mua. Por unë nuk kam lindur të të përshtypje ty, as publikut, kam lindur të jetoj jetën time si çdo person në botë, por me ty paska ndodh e kundërta. Më vjen keq për ty. Puc e ki” shkruan Ambra në Instagram.