Dritan Shakohoxha: Ja pse vendosëm të largojmë Ilda Bejlerin nga Digitalb!
Dritare.net
Shakohoxha thotë se, Ilda nuk e përjetoi mirë lajmin që ai i dha, por sipas tij në gjithë këto vite kanë dalë nga skuadra e tij shumë personazhe dhe e kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.
“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.
Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm, që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb, po ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë. Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë, bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë tek stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët” – tha Shakohoxha./K.C/dritare.net