
Dashi
Mundohuni të mos provokoni sot dhe të mos nxitoheni sepse gjërat nuk do i keni në avantazhin tuaj. Ju që keni një lidhje do i përkushtoheni pafund jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do bëni çdo gjë qe është në të mirën e të dy palëve. Ju beqarët duhet të keni kurajë t'i shprehin ato që do ndieni pasi nëse prisni gjatë ka mundësi që personat t'iu ikin nga duart. Në punë do jeni të motivuar dhe do realizoni çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundshme. As vetë nuk kishit imagjinuar se ishit kaq të zotët. Në planin financiar do luftoni fort që ta stabilizoni dhe ta përmirësoni situatën.
Demi
Ditë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni të parrezistueshem dhe plot energji pozitive. Ju të dashuruarit përfitoni sa më shumë nga ambienti i qetë që po mbizotëron dhe filloni të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta mendoni lidhjen si një zinxhir në grykë që do iu pengojë të bëni gjërat që keni dashur sepse në këtë mënyrë keni për të mbetur gjithmonë vetëm. Sipas Dritare.net, në punë mund të ndiheni ndonjëherë edhe nervozë dhe të pasigurt, por do e kaloni çdo gjë pa asnjë problem. Me financat do ju ndihmojë gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.
Binjakët
Planetët do ju bëjnë me humor të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ta zbukuruar ditën. Nëse keni një lidhje shtyjini për pak me vonë angazhimet profesionale sepse partneri do ketë me të vërtetë shumë nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet të bini pre e disa intrigave dhe kurtheve sepse do lëndoheni pamasë. Mirë është që edhe për pak kohë të qëndroni ashtu si jeni. Në punë do jeni profesionistë dhe të kontrolluar prandaj nuk do ju ndodhin të papritura. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë dhe mund të ndodheni në situata të vështira.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më shtruar dhe nuk do mendoni të veproni me nxitim. Nëse keni një lidhje do jeni mjaft të ngrohte, të dashur dhe të respektueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme dhe të gjithë do ju kenë zili. Nëse jeni beqarë nuk do tregoheni shumë të logjikshëm dhe mund të filloni edhe aventura kalimtare. Në punë do jeni me shumë fat, por duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të provuar veten edhe në fusha të tjera. Dielli do jetë planeti që do ju ndihmojë t'i përmirësoni të ardhurat. Mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.
Luani
Gjatë kësaj dite do ndiheni më të lirë dhe më në humor. Edhe rrugët e zëna më në fund do lirohen. Nëse keni një lidhje pritet që të sqaroni të gjitha keqkuptimet që kishin lindur së fundmi. Asnjë nuk do mund ta prishë më klimën e bashkëpunimit. Ju beqarët do jeni sensuale dhe sharmante më shumë se zakonisht. Do keni mundësi të njiheni me dikë që ka shume të përbashkëta me ju dhe nuk duhet ta lini t’iu ikë nga duart. Në punë do ndiheni më të qetë dhe do merrni përsipër të zgjidhni edhe çështje vërtet të rëndësishme. Do keni besim tek vetja dhe mbi të gjitha durim. Urani do iu bëjë më largpamës në fushën e financave. Do kurseni pak më shumë sot që të jeni më mirë nesër.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do dini si të "luani" dhe do dilni përherë të fituar. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk doni t'i përsërisni më ato. Ju që keni një lidhje, në një pikë jeni gjithmonë dakord me partnerin: harmonia mbi të gjitha. Sot do filloni ta përforconi edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Edhe sikur në një moment t’iu lindë ndonjë konflikt i vogël do jeni të vendosur t’i bëni ballë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe do keni sukses në dashuri. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe ta pandalshëm. Nuk do neglizhoni asgjë dhe do arrini gjithë objektivat. Mungesa e realizmit në planin financiar do iu sjellë probleme. Pakësoni sa të mundni shpenzimet.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do jeni më të duruar e më të logjikshëm prandaj çdo gjë do ju ecë më së miri. Nëse keni një lidhje do i sqaroni të gjitha problemet që ju kishin dalë me partnerin dhe do ndiheni disi më të qetë. Herë tjetër për çdo pakënaqësi duhet të flisni në moment me të pasi koha i ndërlikon gjërat. Ju beqarët edhe pse do mundoheni pamase, nuk do arrini dot ta gjeni personin që do iu përshtatet në perfeksion. Sipas Dritare.net, në punë do i bëni ballë frikës dhe do guxoni të hidhni hapa që as vete nuk i kishit menduar ndonjëherë. Në planin financiar është momenti të ndërmerrni hapa dhe të merrni vendime.
Akrepi
Asgjë dhe askush nuk do mund t'iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t'i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar. Ju beqareve do ju duket sikur vetë jeni perfektë dhe gjithë të tjerët kanë të meta. Duke menduar kështu keni për të mbetur ende me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë pak persona dhe kjo do iu japë më shumë fushë të lirë për të vepruar. Që financat të vazhdojnë të jenë të mira, duhet t shpenzoni vetëm për gjërat më të domosdoshme.
Shigjetari
Hëna do e ndriçojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do e bëjë atë shumë më të bukur. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë një ditë pa asnjë re. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe do e keni më të lehtë t'i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do filloni menjëherë një lidhje pasionante dhe të jashtëzakonshme, e cila do iu bëjë të përjetoni kënaqësi pafund. Në punë mund të ketë edhe kriza të brendshme apo sfida për të kaluar. Sido që t'iu vijnë gjërat, me pak durim mund t'ia dilni mbanë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak, përkundrazi gjendja ka për të qenë më e mirë nga sa e mendonit.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Falë Venusit, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar. Në pjesën më të madhe të kohës ju do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Ju që jeni ende vetëm do keni dashuri me shikim të parë në momentin që më pak e prisni. Për ju çdo gjë tashme do jetë ndryshe. Në punë mund t'iu duket të qëndroni edhe vonë disa momente vetëm për të arritur në kohë ato që keni menduar. Në planin financiar do ju duhet të ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.
Ujori
Sot asgjë nuk do mund t'iu ndalë të thoni atë që mendoni dhe të bëni atë që doni si në punë ashtu edhe në çdo plan tjetër. Shpesh mund të keni përballje, por nuk do dorëzoheni. Falë Venusit, ju të dashuruarit do kaloni një ditë shumë të mirë nëse ai nuk është i shenjës së virgjëreshës. Nëse ka këtë shenjë do keni debate dhe inate. Pasojat mund të jenë shumë të rënda. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por ajo do vijë më e bukur sesa mund ta prisnit. Në punë vërtet do e keni të vështirë të përmbyllni disa kontrata të rëndësishme, por sigurisht që do ecni goxha përpara me projektet që keni nisur. Financat do jenë të mira. Pakësoni edhe pak shpenzimet dhe do keni më tepër ekuilibër.
Peshqit
Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që dëshironi dhe madje për të arritur majat të përballeni me këdo. Në përgjithësi për ju që keni një lidhje do jetë ditë plot bashkëpunim. Nëse jeni në të njëjtën punë apo keni të njëjtin profesion do bëni pak garë me njëri- tjetrin, por dita do mbyllet mirë. Ju beqarët do keni një takim që do iu lërë me gojë hapur dhe do kërkoni me çdo kusht të krijoni një lidhje me të. Në punë do jeni të përgjegjshëm, diplomatë dhe të kujdesshëm. Qëllimet që i keni vënë vetes do i arrini me çdo kusht. Me sektorin financiar do merreni pak më shumë dhe kjo do sjellë një përmirësim të ndjeshëm. /dritare.net

















