Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet e reja nga vrasja në Kavajë/ 60-vjeçari qëllon me armë 26-vjeçarin e arrestuar vite më parë

Detajet e reja nga vrasja në Kavajë/ 60-vjeçari qëllon me

Marius Ismaili 26-vjeç, ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së hënës në Kavajë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga Xhevdet Leçini, 60-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një sherri banal, nën efektin e alkoolit, ku në konflikt e sipër, 60-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu të riun, duke e lënë të vdekur në vend.

I riu 26-vjeçar rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” 7 vite më parë.

Ismaili, me 22 korrik 2012 është arrestuar pasi ka plagosur me thikë 2 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L  ndodhet i  shoqëruar  në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ I.M-Dritare.net