
Çifti i pensionistëve ka një kërkesë, për Ogerta Manastirliun, në instagram
Dritare.net

Bëhet fjalë për Ruhi dhe Fatmira Alushani. Çifti mbi moshën 70 vjeç, me banim në Tiranë, i kërkon ndihmë ministres, për t'i bërë të mundur që edhe ata të bëjnë analizat e përgjithshme falas, (Check-Up).
Por, problemi i tyre qëndron se, ky kontroll mjekësor që ofrohet në të gjithë vendin, ka një kufizim përsa i përket moshës. Atë mund ta bëjnë vetëm grupmoshat nga 35 deri në 70 vjeç.
(foto, komenti i çiftit)
Kjo e penalizon çiftin. Të kontaktuar nga dritare.net, z. Ruhi Alushi, 75 vjeç, u shpreh se ata kanë dëshirë të bëjnë një kontroll të përgjithshëm, por në poliklinikën e zonës, mjekët ia kanë refuzuar, për shkak të moshës.
Ata ia kanë sqaruar se mosha e tyre, është përtej limitit që është vendosur për të përfituar kontrollin falas të analizave. Ndaj për këtë arsye ata i janë drejtuar Manastirliut.
Ishte vetë zoti Ruhi, ai që i kishte shkruar ministres në instagram. Ata janë ende në pritje, pasi nuk kanë marrë akoma një përgjigje nga ministrja. Pavarësisht sulmeve politike check-up falas është futur në kulturën e shqiptareve dhe ata e kërkojnë. /L.F-dritare.net

















