Zuckerberg tregon përse Facebook nuk ka ndërmarrë asnjë hap për postimet e Trump!
Dritare.net
Drejtori i Përgjithshëm i Facebook Mark Zuckerberg shpjegoi të premten mbrëma pse kompania e tij nuk do të ndërmarrë asnjë hap për postet në të cilat Presidenti Trump kërcënoi se plaçkitja në Minneapolis, ku mbaheshin demonstrata do të shkaktonte të shtëna. Ky shpjegim erdhi afërsisht 16 orë pasi Twitter e bëri hapin e vet. Zuckerberg më herët i kishte thënë Kongresit se postimet që nxisin dhunë nuk do të tolerohen në Facebook.
"Unë e di se shumë njerëz janë të mërzitur që ne kemi lënë postet e Presidentit në facebook”.
Brenda dy orë e gjysmë nga postimi, Twitter kishte vendosur një etiketë paralajmëruese në të duke thënë se ky postim shfaq dhunë.
Nga ana tjetër, kompania e Facebook nuk reagoi, deri sa pas 18 orësh Zuckerberg theu heshtjen.
Duke argumentuar përse ai i la postimet e Trump, në Facebook dhe Instagram, Zuckerberg shkroi:
"Ne shikuam me shumë kujdes postin për protestat në Minesota për të vlerësuar nëse ai shkel politikat tona. Megjithëse postimi kishte një referencë shqetësuese, ne vendosëm ta lëmë atë sepse referencat e Gardës Kombëtare nënkuptonin një paralajmërim për veprimet e shtetit, dhe ne mendojmë se njerëzit duhet ta dinë nëse qeveria po planifikon të përdorë forcën".
Duke dëshmuar para Kongresit në Tetor, Zuckerberg tha: "Nëse dikush, përfshirë një politikan, është duke thënë gjëra që mund të shkaktojë dhunë apo bën thirrje për dhunë ne do ta heqim atë përmbajtje./L.F-dritare.net