Na ndiqni edhe në

Bota

Video/ Princ William shfaqet për herë të parë në publik pas diagnozës së Kate!

Video/ Princ William shfaqet për herë të parë në publik

Princ William dhe djali i tij i madh janë shfaqur për herë të parë në publik, pasi princesha Kate u diagnostikua me kancer. Babë e bir janë fotografuar teksa ndiqnin së bashku ndeshjen e futbollit në Aston Villa.

George mbante një shall të Aston Villa ndërsa dyshja festoi fitoren 2-1 të klubit kundër Lille. Kujtojmë se princesha Kate është duke u trajtuar për kancerin, ku një muaj më parë video-mesazhi emocionues zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë.

“Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe dhe William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re. Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më është dashur kohë që të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim. Por, më e rëndësishmja, na është dashur kohë për t'u shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t'i siguruar ata se do të jem mirë”, shprehej ajo./M.K-dritare.net