Na ndiqni edhe në

Bota

Urdhër-arresti për Putin/ Borrell: Ky është vetëm fillimi!

Urdhër-arresti për Putin/ Borrell: Ky është vetëm

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, përshëndet vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin. Borrell e cilëson një vendim të rëndësishëm për drejtësinë ndërkombëtare.

“Me urdhër-arrestin kundër Vladimir Putinit, ne përballemi me një vendim të rëndësishëm për drejtësinë ndërkombëtare dhe për popullin ukrainas. Ne kemi thënë gjithmonë në Bashkimin Evropian se autorët e krimeve në Ukrainë do të duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo është vetëm ‘fillimi i procesit'”, tha Josep Borrell./K.C/dritare.net