
U arrestuà sapo zbriti në Rusi/ BE dhe SHBA me tone të àshpra, kërkojnë lirimín e krítikut të Putinit!
Dritare.net
Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimín opozitarit rus Alexei Navalny nga paràburgimi. Navalny, u àrrestua nga policià menjëherë pasi ai zbriti në Moskë. Aktivisti po kthehej nga Gjermania, pas 5 muajsh. Në verën e 2020, ai pati një súlm me agjent nervor në avion, për të cilin ai fàjësoi autoritetet ruse. Qeveria e presidentit Vladimir Putin mohon helmímin e Navalny. Duke reaguar ndaj arrestímit të tij, SHBA dhe BE bënë thirrje që Navalny, një kritík i presidentit Putin, të lírohet. Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritíkët e tyre. Ai bëri thirrje për "lirímin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar" të Navalny.
Këshilltari i ardhshëm i sigurímit kombëtar të presidentit të zgjedhur Joe Biden tha se: "Sulmét e Kremlinit ndaj Navalny nuk janë vetëm një shkeljé e të drejtave të njeriut, por një fyerjé ndaj popullit rus që dëshiron t’i dëgjohet zëri," tha Jake Sullivan. Përgjigja nga Bashkimi Evropian nuk ishte më pak e àshpër, duke kërkuar lirimin e Navalny.
Kur Navalny u hélmua gushtin e kaluar ai u dërgua në Gjermani për trajtim urgjént mjekësor. Të dielën ai mbajti premtimin që dha kur doli nga koma, se sapo të shërohéj do të shkonte në Rusi, pavarësisht se e dinte që mund të arrestohéj.
Në një deklaratë të dielën vonë, shërbimi i burgút rus tha se udhëheqësi i opozitës "ishte kërkúar që nga 29 dhjetori 2020 për shkélje të përsëritura të periudhës së provës". Ai shtoi se ai do të qëndronte në parabúrgim deri në një vendim gjykaté./L.F-dritare.net

















