Dy orët që i shpëtuan jetën liderit të opozitës ruse
Dritare.net
Lideri rus i opozitës Alexei Navalny është në koma në një spital të Berlinit dhe Gjermania ka zbuluar se ai ishte helmuar nga një agjent nervor Novichok, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Ai u sëmur gjatë fluturimit nga Siberia për në Moskë, ndërsa aeroplani bëri një ulje emergjente në Omsk. Dy ditë më vonë zyrtarët rusë u bindën që ta linin të transportohej me avion në Gjermani.
BBC Russian ka bërë bashkë historinë, nisur nga dëshmitë e stjuardesave dhe mjekëve që luftuan për t'i shpëtuar jetën mbi qiellin e Siberisë. Këto janë dy orët dramatike të Navalny, të atij udhëtimi të rrezikshëm.
Mëngjesi
Ishte 20 gusht dhe Alexei Navalny po udhëtonte nga Tomsk për në Moskë. Ai nuk hëngri dhe nuk piu asgjë gjatë gjithë mëngjesit, përveç një filxhani çaji që bleu në aeroportin e Tomsk Bogashevos, sipas sekretares së shtypit, Kira Yarmysh.
Një tjetër pasagjer në fluturim, Ilya Ageev, e pa Navalny duke pirë çaj rreth një orë para se avioni të nisej. Ai dukej i buzëqeshur dhe bënte shaka me pasagjerët që e njohën.
Ora 08:01
Gjatë 30 minutave të para të fluturimit, Navalny filloi të ndjehej keq. Ai nuk pranoi të pinte ujë, ndërsa pas pak minutash, u ngrit për të shkuar në tualet.
Ora 08:30
Një tjetër pasagjer u përpoq të përdorte tualetin në të njëjtën kohë, por Alexei Navalny nuk doli përreth 20 minuta.
Ora 08:50
Katër stjuardesat në bord ishin të vetëdijshëm se një nga pasagjerët e tyre nuk ishte aspak mirë.
Ora 09:00
Disa minuta më vonë, një stjuardesë bëri një njoftim duke pyetur nëse kishte mjekë në bord. Pasagjerët e tjerë e kuptuan se situata ishte serioze.
Pjesa tjetër e ekuipazhit të kabinës informoi pilotin. Ndihmësi i tij, Ilya Pakhomov, eci nëpër korridor duke kërkuar ndihmë mjekësore. Një grua, e cila nuk është identifikuar,ofroi ndihmë duke thënë se ishte infermiere.
Ata u përpoqën që ta mbanin Navalny të vetëdijshëm, derisa piloti të mund të bënte një ulje të detyruar, informon dritare.net.
Pasagjerët dëshmitarë, treguan për BBC se ai nuk fliste, por bërtiste. Kishte shumë dhimbje. Ai po mbahej i shtrirë në pjesën e avionit të rezervuar për ekuipazhin, informon dritare.net.
Sekretarja e tij Kira Yarmysh, ishte shumë nervoze. Por menjëherë pyetjes, se çfarë kishte ndodhur me Navalhy, iu përgjigj duke thënë se me shumë gjasë është helmuar.
U deshën 30 minuta kohë që avioni të ulej, pasi udhëtarëve u ishte dhënë ky njoftim.
Ora 09:01
Aeroplani ulet në Omsk
09:03
Personeli mjekësor në aeroport hipën në aeroplan vetëm dy minuta pas uljes.
Sapo ata kishin ekzaminuar Navalny, mjekët thanë "ky nuk është një rast për ne, ai ka nevojë për kujdes intensiv".
Pasi iu dha ndihma e shpejtë, u dërgua në Spitalin e Urgjencës Omsk Nr.1, me ambulancë. Ndërsa avioni vijoi udhëtimin për në Moskë. Sapo avioni ishte ulur policia kishte hyrë brenda, duke u kërkuar pasagjerëve që ishin të ulur pranë liderit të opozitës ruse të qëndronin, ndërsa pjesa tjetër të shkonin. Pasagjerët dyshuan se ky ishte një rast kriminal.
Dy ditë Navalny qëndroi në Omsk, pasi ata nuk e lejonin të udhëtonte për t'u trajtuar në Gjermani, fillimisht duke përmendur gjendjen e tij të paqëndrueshme. Sidoqoftë, më 22 gusht, ai u dërgua në klinikën Charité në Berlin dhe dy ditë më vonë mjekët gjermanë thanë se analizat e tyre treguan se ai ishte helmuar. Mjekët në Omsk, këmbëngulën se asnjë substancë helmuese nuk ishte zbuluar në trupin e Z. Navalny kur ai ishte nën kujdesin e tyre./L.F-dritare.net