Na ndiqni edhe në

Bota

Trump vesh maskë për herë të parë, që prej fillimit të pandemisë!

Trump vesh maskë për herë të parë, që prej

Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, presidenti amerikan Donald Trump, ka vendosur maskë për herë të parë, gjatë një vizite në spitalin ushtarak Walter Reed. Ai u takua me ushtarët e plagosur dhe punonjës të sistemit shëndetësor.

"Nuk kam qenë asnjëherë kundër maskave, por besoj se ka një vend dhe një kohë të caktuar ku dhe kur mund të vendosen ato", u shpreh Trump. "Unë mendoj që kur je në spital, patjetër duhet maska".

Trump vesh maskë për herë të parë, që prej

Trump, në fillim të pandemisë nuk ishte pro vendosjes së maskave, por jo vetëm ai. Edhe OBSH, nuk e rekomandonte atë. Por së fundmi qëndrimi i Organizatës Botërore të Shëndetit, ka ndryshuar. Dhe bashkë me të edhe qëndrimi i shumë vendeve. Shumë shtete e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në publik. Tashmë është e qartë që maska është një ndër armët më të forta që mund të kemi tani, për të shmangur infektimet nga koronavirusi./L.F-dritare.net