Trump nxiton të zëvendësojë gjykatësen Ginsburg para zgjedhjeve
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump, ka nisur përpjekjet për të zëvendësuar menjëherë gjyqtaren Ruth Bader Ginsburg, që ndërroi jetë pak ditë më parë. Trump, pritet të emërojë një zëvendësues deri në fund të javës. Trump do ta zëvendësojë Ginsburg, një guximtare liberale, me një konservator. Presidenti duket se ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme në Senatin amerikan për të marrë miratimin për të nominuarin e tij. Kjo do të çonte në krijimin e një shumice të djathtë. Duket kohë për të konfirmuar një emër në Gjykatën e Lartë. Të paktën që nga vitit 1975, ka marrë mesatarisht 70 ditë kohë. Zgjedhjet janë vetëm pak javë larg, dhe nuk dihet ende si do të veprohet në lidhje me këtë rast. Ginsburg, para vdekjes kërkoi që askush të mos e zëvendësojë, derisa të zgjidhet presidenti në zgjedhjet e 3 nëntorit./L.F-dritare.net