Tom Hanks: Nuk kam respekt për ty që nuk vendos maskë!
Dritare.net
Tom Hanks, i cili u shërua nga Covid-19 ka thënë sot se nuk ka respekt për ata njerëz që refuzojnë të vënë maskë në publik, në një situatë kur OBSH-ja e sheh si të vetmen pengesë për mospërhapjen e koronavirusit.
Aktori dhe gruaja e tij Rita Wilson u infektuan me koronavirus, ndërsa ishin me xhirime në Australi, në mars. Shumë qeveri tani rekomandojnë vendosjen e maskës, por ato nuk janë të detyrueshme në pjesën më të madhe të vendeve.
Disa ditë më parë Hanks, tha: “Vendos maskë, ruaj distancën sociale, laj duart! Nëse ndonjë nuk i praktikon këto tre gjëra bazike, turp t’i vijë!”
Ndërsa sot ka ripërsëritur thirrjen për vendosjen e maskës në publik duke thënë: “Nuk e kuptoj, thjesht nuk e kuptoj, është e pakta që mund të bësh. Nëse nuk mund të vësh një maskë, të lash duart dhe ruash distancën shoqërore, unë nuk kam respekt për ty.”/K.C/dritare.net