Na ndiqni edhe në

Bota

"Sputnik V"/ Çfarë fshihet pas emrit të vaksinës ruse!

"Sputnik V"/ Çfarë fshihet pas emrit të vaksinës

Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, me shumë krenari lajmëroi se Rusia ka gati vaksinën kundër koronavirusit. Rusia është vendi i parë që e ka gati një vaksinë anti-Covid-19. Putin tha dje se, tashmë do të fillojë prodhimi dhe në tetor do të nisin me vaksinimet masive të popullatës. Shkencëtarët në mbarë botën janë të alarmuar, sepse sipas tyre Rusia nuk ka prova të mjaftueshme se vaksina me emrin Sputnik është e sigurt, pasi doli në një kohë shumë të shkurtër.

"Sputnik V"/ Çfarë fshihet pas emrit të vaksinës

Pse ia vendosni Putini vaksinës emrin "Sputnik"?

Me këtë emër, Rusia kujton lëshimin e satelitit të parë në botë në vitin 1957, nga Bashkimi Sovjetik.

"Sputnik V"/ Çfarë fshihet pas emrit të vaksinës

E ndërsa gjithë kjo shihet si një propagandë, ne urojmë që së shpejti të dalë një vaksinë e sigurt dhe të na shpëtojë nga kjo e keqe./K.C/dritare.net