Na ndiqni edhe në

Bota

Sërish kryeministre/ Zelanda e Re shpërblen Ardern për menaxhimin e pandemisë

Sërish kryeministre/ Zelanda e Re shpërblen Ardern për menaxhimin

Jacinda Ardern do të qeverisë Zelandën e Re në një mandat të dytë pasi partia Laburiste siguroi një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme. Me më shumë se 90% të votave të numëruara, Laburistët kishin siguruar 49%, në krahasim me opozitën që mori 27%. Ky është rezultati më i mirë për partinë Laburiste në 50 vjet. Kryetarja e opozitës, Judith Collins, uroi Ardern për rezultatin e jashtëzakonshëm. Kryeministrja tha se zgjedhjet nuk duhet të jenë përçarëse dhe premtoi të qeverisë me pozitivitet.

Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për Laburistët, partia e cila nuk ka nevojë të mbështetet te një parti e vogël për të formuar qeverinë.

Rezultatet e tmerrshme për kundërshtarët e saj sugjeruan se Zelanda e Re e kishte shpërblyer Ardern për menaxhimin e pandemisë./L.F-dritare.net