Koronavirusi/Modeli i Zelandës së Re, që mposhti edhe valën e dytë
Dritare.net
Zelanda e Re, regjistroi suksesin e dytë me koronavirusin. Edhe vala e dytë e pandemisë, u mposht. Tashmë vendi ka 10 ditë, pa regjistruar asnjë infeksion. "Virusi është nën kontroll përsëri", tha kryeministrja Ardern.
Por si ia doli ajo për të disatën herë, të bëjë që vendi i saj të triumfojë mbi virusin? Aspak e lehtë, por strategjia që përdori Adern, ishte e ashpër dhe empatike, informon dritare.net.
Izolim total dhe kthimi në jetën normale, kur rreziku ka kaluar tërësisht.
"Unë shoh që pjesa tjetër e botës, nuk po funskison aspak mirë me strategjitë që po përdor. Vendi ynë i vogël, me 5 milionë banorë, pak i lodhur këtë herë, nuk kundërshtuan, por sërisht iu përmbajtën rregullave", tha Ardern.
Sigurisht, me pak më shumë banorë sesa provinca e Romës, disa do të kundërshtojnë se është e lehtë të mbash nën kontroll një epidemi. Por përgjigjja e banorëve, nxënësve të shkollës, familjeve, ishte jashtëzakonisht e disiplinuar. Masat e shtuara, gjurmimi tradicional dhe përmes aplikacionit, testet gjithnjë e në rritje, mbyllja totale e kufijve, dhanë rezultat.
Por modeli është i qartë: fokusi është në eliminimin e virusit, si në Tajvan, në kontrast me vendet si Suedia të cilat synojnë "imunitetin e tufës". Këtë të diel, Zelanda e Re mban zgjedhjet e përgjithshme./L.F-dritare.net