Na ndiqni edhe në

Bota

Të gjithë po kthehen në shtëpi/Zelanda e Re, përballë një mundësie të artë

Të gjithë po kthehen në shtëpi/Zelanda e Re,

Në mes të marsit, pasi presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se do të mbyllte kufijtë dhe Nju Jorku do të izolohej për shkak të Covid-19, Hannah Reid udhëtoi drejt e në Zelandën e Re. Planet e saj, para se pandemia të shpërthente, ishte kualifikimi në Universitetin elitar Columbia të Nju Jorkut, me synimin për të provuar fatin e në sistemin e drejtësisë.

"Papritmas, pagat 200,000 dollarë në firmat ligjore të Nju Jorkut nuk janë më aq tërheqëse, kur vihen përballë rrezikut për shëndetin”.

Reid tani është përsëri në Auckland, duke punuar në punën e saj të vjetër, në një firmë ligjore të Zelandës së Re.

Të gjithë po kthehen në shtëpi/Zelanda e Re,

"Mënyra se si SHBA menaxhoi pandeminë dhe mënyra se si Covid ndikoi në Nju Jork, më hoqi çdo dyshim në kokë dhe më bëri të lumtur për vendimin që mora. Kthimi në Zelandën e Re, ishte gjëja më e mirë që bëra," thotë ajo.

Suksesi i Zelandës së Re, në menaxhimin e pandemisë, ka inkurajuar shumë njerëz që të kthehen në shtëpi dhe ta shikojnë vendin e tyre, si një strehë të sigurt, shkruan dritare.net. Maskat, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, nuk janë normale në Zelandën e Re.

Gati 50,000 njerëz janë kthyer në Zelandën e Re që nga fillimi i vitit. Shumë, si Reid, synojnë të qëndrojnë në atje. Në këtë pikë, është e vështirë të thuash se edhe sa të tjerë mund të kthehen, thotë sociologu Paul Spoonley nga Universiteti Massey në Auckland. Ai parashikon që deri në 100,000 njerëz, ose 10% e popullsisë totale jashtë shtetit, do të kthehen në varësi të kohës se sa do të zgjasë pandemia.

"Nëse vazhdon për më shumë se disa muaj, atëherë numrat që kthehen pa dyshim do të rriten."

Zelanda e Re po përballet me një mundësi unike, informon dritare.net. Asnjë vend tjetër në botë nuk po e përjeton këtë fenomen dhe kjo vetëm falë përgjigjes së saj efektive ndaj pandemisë. Zelanda e Re, ka 600.000 shtetas që janë larguar , ndërsa tani vendi ka një popullsi prej thuajse 5 milionë. Shumë prej tyre jetojnë në Australi, ku mund të punojnë pa vizë, të tjerët dynden në Mbretërinë e Bashkuar, SH.B.A. ose Dubai dhe Singapor, për shkak të pagave shumë të larta.

Të gjithë po kthehen në shtëpi/Zelanda e Re,

Megjithëse historikisht shumë njerëz janë rikthyer në Zelandën e Re pas suksesit jashtë shtetit. Por kurrë në historinë e vendit, nuk ka ndodhur të kthehen në përmasa të tilla krejt e papritur. Zelanda e Re tani është më e dëshiruar sesa Londra, Nju Jorku, Hong Kong-u dhe qendra të tjera globale, informon dritare.net.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar lidhje midis Zelandës së Re dhe pjesës tjetër të botës, ku ata që kthehen mund të ndajnë eksperiencat e tyre jashtë vendit, të këshillojnë njerëzit brenda Zelandës së Re dhe të sjellin përvojë ndërkombëtare në tregun vendas.

Në këtë fazë të hershme, është e vështirë të dihet se sa prej tyre do të largohen sërish, kur virusi të jetë mposhtur. Por çmimet e shtëpive janë në rritje që tregon rritje të kërkesës. Pra shumë prej tyre po mendojnë për akomodim të përhershëm, informon dritare.net.

Të gjithë po kthehen në shtëpi/Zelanda e Re,

Sigurisht atyre u mungon jeta e Nju Jorkut, apo Londrës, por përballë pasigurisë që ofrojnë këto qytete, Zelanda e Re, duket një zgjedhje ideale në këtë moment.

Papunësia aktualisht është 4% në Zelandën e Re. Disa ekonomistë tani parashikojnë se papunësia mund të arrijë deri në 9%. Në këtë fazë të hershme, ka pak të dhëna në dispozicion nëse ata që janë rikthyer kanë gjetur punë në Zelandën e Re. Por puna në distancë, u ka ofruar atyre mundësinë, të jetojnë në Zelandën e Re, por të punojnë për zyrat në Londër apo Nju Jork.

Megjithatë, vendet e reja të punës do të krijohen me kalimin e kohës. Por që Zelanda e Re, shkruan dritare.net, të përfitojë nga kjo mundësi e artë, është që të gjithë ata që janë rikthyer të qëndrojnë për një kohë të gjatë aty.

"Përvoja jashtë vendit", është një parim i jetës në Zelandën e Re. Dhe kur pandemia të vihet nën kontroll, të njëjtët faktorë, mund të ndikojnë në largimin e tyre.

Por zhvendosja e banorëve, nga një vend në tjetrin nuk është aspak një eksperiencë e mirë, Kjo mund t'i inkurajojë ato të qëndrojnë përgjithmonë./L.F-dritare.net