
Rreth 80% e rasteve pozitive në Angli, nuk shfaqin simptoma të koronavirusit!
Dritare.net
Vetëm 22% e njerëzve në Angli, që testojnë pozitive për koronavirus shfaqin simptoma të kësaj sëmundjeje, thuhet në një artikull pubikuar në BBC. Këto të dhëna tregojnë rëndësinë e përhapjes së virusit nga njerëz që nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar. Më të prekurit janë disa kategori, ndër to më kryesorët punonjësit e sistemit shëndetësor. Shifrat bazohen në testet e personave të përzgjedhur rastësisht në Angli. Njerëzit që jetojnë në azile, apo institucione të tjera, nuk janë të përfshirë në këtë studim.
Të hënën, kryeministri anglez Boris Johnson, tha se njerëzit asimptomatikë, mund të kenë ndikuar në përhapjen e virusit në shtëpitë e kujdesit. Komente të tij provokuan zemërim te këta punonjës kur ai tha se ata nuk i kanë ndjekur me përpikmëri rregullat. /L.F-dritare.net

















